Maqedonci: Sllovenia mbështet integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua të hënën në Brdo pranë Kranjit me homologun e tij slloven, Valentin Hajdinjak, në kuadër të një takimi bilateral.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës, sipas Maqedoncit, u konfirmua mbështetja e Sllovenisë për Kosovën në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Maqedonci bëri të ditur se Hajdinjakun e informoi për situatën e sigurisë në rajon, si dhe për zhvillimet e arritjet e Republikës së Kosovës në sektorin e mbrojtjes. Në këtë kuadër, ai përmendi rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe synimin për zhvillimin e Industrisë së Mbrojtjes.

Ministri slloven, ndërkaq, shprehu gatishmëri për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. Ai gjithashtu mbështeti vazhdimin e kontributit të Sllovenisë në sigurinë e Kosovës përmes pjesëmarrjes në KFOR.

“Thellimi dhe zgjerimi i raporteve të Republikës së Kosovës me Republikën e Sllovenisë në fushën e mbrojtjes është i një rëndësie të veçantë”, deklaroi Maqedonci, duke theksuar se Sllovenia është anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe se mbështet Kosovën.


Shtuar 21.09.2026 20:32

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegel