LVV pretendon se i ka numrat për Qeverinë dhe synon marrëveshje për presidentin

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se i ka siguruar votat e nevojshme për krijimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa për zgjedhjen e presidentit ka paralajmëruar se do të kërkojë pajtim me partitë e tjera, pas dështimit të këtij procesi disa muaj më parë që çoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ish-shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se për Qeverinë votat tashmë janë siguruar dhe se, sapo të konstituohet Kuvendi, duhet të vazhdohet pa humbur kohë me procedurat për votimin e saj. Ajo shtoi se, brenda afateve kushtetuese, LVV-ja do të angazhohet edhe për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit/es.

Partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit me 47.13 për qind të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvendin me 120 vende.

Për formimin e Qeverisë nevojiten 61 vota, që do të thotë se LVV-ja mund ta ndërtojë ekzekutivin me mbështetjen e partive pakicë joserbe, të cilat kanë qenë përkrahëse edhe të kabinetit aktual.

Në anën tjetër, zgjedhja e presidentit kërkon që në dy rundet e para të marrin pjesë në votim të paktën 80 deputetë. Pikërisht mospajtimet për këtë post e çuan vendin në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Nagavci tha se LVV-ja do të bëjë “gjithçka” që i takon në mandatin e saj për të siguruar votat e domosdoshme për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Sipas saj, deputetët që kanë marrë besimin e qytetarëve duhet të tregojnë përgjegjësi dhe ta zgjedhin presidentin/en, në mënyrë që të tejkalohet bllokada aktuale, të shmangen zgjedhjet e reja dhe institucionet të vazhdojnë punën me kompetenca të plota.

Kosova ka ushtrues detyre të presidentit që nga prilli, kur Vjosa Osmanit i përfundoi mandati kushtetues pesëvjeçar. Ndërkohë, partitë po presin certifikimin e rezultateve për të nisur konsultimet për krijimin e institucioneve të reja.

Aktualisht, Gjykata Supreme është duke shqyrtuar disa ankesa dhe ka afat deri të martën për t’i trajtuar ato, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pret vendimmarrjen e saj para se të vazhdojë me certifikimin e rezultateve.

Për takimet mes partive, Nagavci tha se ky proces do të udhëhiqet nga Albin Kurti, i cili do t’i zhvillojë ato “me synimin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për tejkalimin e situatës”.

Politologu Dritëro Arifi, megjithatë, e sheh këtë qasje si tregues se LVV-ja nuk është e gatshme të hyjë në kompromis të gjerë politik.

Ai thotë se, nëse vazhdohet me logjikën pa negociata për ndërtimin e diçkaje pozitive, përfundimi mund të jetë afërsisht i njëjtë si vitin e kaluar. Sipas tij, deklarata e Nagavcit sinjalizon se LVV-ja nuk është e gatshme për bashkëqeverisje, por vetëm për zgjedhjen e një presidenti, cilido qoftë ai ose ajo, çka sipas tij do të nënkuptonte veprim sipas urdhrave të LVV-së.

LVV-ja ka kërkuar që vendi të ketë një president konsensual dhe muaj më parë kishte propozuar dy emra nga shoqëria civile, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxha. Por, meqë nuk u arrit marrëveshje me partitë opozitare, kandidaturat e saj nuk morën votat e nevojshme.

Lidhur me përpjekjet për zgjedhjen e presidentit, Arifi e cilëson deklaratën e Nagavcit si “pa logjikë, pa përmbajtje, është puro politikë populliste”, duke nënvizuar se partitë e ndryshme kanë dalë me kushte të caktuara për bashkëpunim me LVV-në e Kurtit.

Radio Evropa e Lirë u ka dërguar pyetje Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për konsultimet rreth formimit të institucioneve, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, një ditë pas zgjedhjeve tha se forca e dytë politike në vend është e hapur për bisedime me të gjitha partitë, duke mos e përjashtuar as LVV-në.

Ai u shpreh se, për të pasur institucione të shpejta dhe të qëndrueshme, marrëveshja politike duhet të arrihet që tani, para konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe më pas zgjedhjes së presidentit.

Disa ditë më parë, Hamza tha se para diskutimeve për bashkëpunim të mundshëm qeverisës ekzistojnë një varg temash që duhet të trajtohen me partinë fituese, si pagat dhe pensionet, kapacitetet energjetike, gazi amerikan dhe anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, LDK-ja, e cila në zgjedhje garoi me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, ka vendosur disa parakushte për një marrëveshje mbi krijimin e institucioneve të reja.

Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, në një intervistë të fundit për Klan Kosovën, tha se orientimi strategjik, përfshirë gazin amerikan, përbën “parakushtin e ekzistencës politike” të LDK-së.

Ai theksoi se fillimisht duhet të ketë bisedë për projekte, parime qeverisëse dhe drejtimin që do të marrë Kosova në katër vjetët e ardhshëm, e vetëm më pas të diskutohet për pozitat.

Sipas Abdixhikut, për partinë e tij është jetike që para se të arrihet marrëveshje për presidentin, fillimisht të ketë marrëveshje për orientimin e shtetit.

Ai deklaroi se, para se të vendoset për presidentin, duhet të ketë dakordim për orientimin e Kosovës, për politikat strategjike të sigurisë, për politikat zhvillimore dhe për mënyrën se si do të zhvillohet demokracia në Kosovë.

Ndërkohë, Aleanca ka paraqitur gjashtë kushte në këmbim të mbështetjes për krijimin e institucioneve të reja.

Kreu i kësaj partie, Adrian Gjini, mes tjerash ka përmendur si kusht pranimin nga Kosova të projektit të gazit amerikan, ndërtimin e një termocentrali me thëngjill dhe disa kërkesa të tjera që lidhen me ekonominë.

Duke komentuar kushtet e opozitës, Arifi tha se, duke pasur parasysh mënyrën si ka operuar kjo Qeveri, zoti Kurti nuk do t’i marrë për bazë këto kushte, sepse më pas ato do të përbënin interferim në bashkëqeverisje. Sipas tij, ata nuk duan bashkëqeverisje, por vetëm marrëveshje për presidentin.

Ai shtoi se nuk ka parti normale opozitare që të japë mbështetje blanko për presidentin pa pasur transformim dhe ndryshim në politikat qeverisëse.

Qeveria në detyrë po përballet me thirrje nga Ambasada amerikane, partitë opozitare dhe odat ekonomike që të bëhet pjesë e nismave rajonale të rrjetit të gazit të lëngshëm natyror (LNG), të mbështetura nga SHBA-ja.

Megjithatë, deri tani, ekzekutivi nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm të përfshihet në këto nisma, ndërsa ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë përmendur idenë e gazifikimit të thëngjillit vendas.

Sipas Arifit, çështja e gazit amerikan do të duhej të ishte një nga kushtet e partive për krijimin e institucioneve, sepse, siç thotë ai, vetëm Kosova po mbetet jashtë këtij projekti të madh të SHBA-së. Ai shton se kjo duhet të jetë një nga pikat e rëndësishme, por jo e vetmja.

Ai vlerëson se, edhe nëse partitë opozitare votojnë për presidentin dhe edhe nëse hipotetikisht LVV-ja pranon ta rishqyrtojë idenë e gazit amerikan, nuk ka garanci kushtetuese apo ligjore se ata do ta mbajnë fjalën e dhënë. Sipas tij, në këto gjashtë vjet, ajo nuk e ka mbajtur asnjë premtim para dhe pas ardhjes në pushtet.

Nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje për presidentin, vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje. Këto do të ishin të katërtat që nga shkurti i vitit 2025.

Sipas Arifit, nuk ekziston një klimë apo përpjekje reale për ndërtimin e një atmosfere pozitive që do ta nxirrte vendin nga kjo bllokadë.

Sipas rezultateve përfundimtare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 19.44 për qind, apo 22 mandate në zgjedhjet e 7 qershorit; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 16.69 për qind, apo 18 ulëse; ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – që së voni ka vendosur të përdorë vetëm emrin Aleanca – 6.74 për qind, apo shtatë mandate. / REL


Shtuar 6.07.2026 15:30

grandpashabet girişStonebahisHoliganbetBetinegoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetWojobetKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomPusulabetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomberlinbetjojobetcasibomcasibom girişchild pornBetpasimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetciobetcio giriş