Ka përfunduar numërimi i votave të dhëna nga 328 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Shumica e këtyre delegatëve kanë zgjedhur që votën e tyre të japin në drejtim të kandidatit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kështu Lumir Abdixhiku ka arritur që të fitojë garën për të parin e këtij subjekti politik.
Nga tani Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, i cili më parë ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së e më pas edhe Ministër i Infrastrukturës.
Pas rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lumir Abdixhiku pati deklaruar se LDK pati një rezultat të rëndë dhe se ajo çfarë mund të ndryshohet tash e tutje është rruga që do të vendosin të ndjekin tuni e tutje.
Në kandidim për të parin e LDK-së ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa, derisa Anton Quni hoqi dorë nga kandidimi pak orë para se të fillojë procesi i votimit.
Isa Mustafa sot zyrtarisht hoqi dorë nga drejtimi i LDK-së dhe më pas u largua edhe nga vendi ku po zhvillohej Kuvendi Zgjedhor i LDK-së.