Lamtumirë ambasadorit suedez, Konjufca vlerëson kontributin e tij për Kosovën

Një takim lamtumirës u zhvillua sot mes Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, dhe Ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Të lidhura

None found

Gjatë këtij takimi, diplomati suedez u falënderua nga Konjufca për përkushtimin dhe ndihmesën e dhënë gjatë periudhës së shërbimit të tij në Kosovë, si dhe për forcimin e lidhjeve midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.

Konjufca theksoi angazhimin e pandërprerë të Suedisë për Kosovën, sidomos në sektorët kyç për zhvillimin kombëtar. Ai nënvizoi rëndësinë e vijimit të partneritetit mes dy vendeve, duke përfshirë bashkëpunimin në funksion të rrugëtimit evropian të Kosovës dhe thellimit të marrëdhënieve ekonomike.

Në fund, Zëvendëskryeministri i shprehu ambasadorit Westerlund urime për misionet e ardhshme, duke çmuar bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij diplomatik në Kosovë.


Shtuar 24.07.2026 14:37

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet