LAMM njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore dhe se rrugët janë të lagështa.
Në pjesët më të larta të vendit po bie borë, ndërsa në zonat më të ulëta reshjet janë më të dobëta.
Të lidhura
None found
Për shkak të reshjeve të borës, ndalimi i qarkullimit të automjeteve të rënda transportuese është në fuqi në aksin Mavrovë – Dibër dhe në qafën malore Strazhë nga ora 18:00; në aksin Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair nga ora 22:15; si dhe në rrugën Resnjë – Ohër, përmes qafës malore Bukovë, nga ora 04:42.







