Kurti pret anëtarët e rinj të KKSH-së, formalizohet marrëveshja për drejtimin e përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me të cilët ka formalizuar marrëveshjen për drejtimin e përbashkët të institucionit.

Takimi u zhvillua mbrëmjen e 28 nëntorit, në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Qeveria e Kosovës njoftoi se marrëveshja përfshin 24 nga 29 anëtarët e zgjedhur. Sipas saj, në mandatin e ardhshëm KKSH-ja do të drejtohet nga Enkel Rexhepi.

Ky dakordim pason zgjedhjet e 8 nëntorit dhe përsëritjen e votimit në Breznicë dhe Samolicë më 22 nëntor. Rezultatet përfundimtare, të konfirmuara më 26 nëntor nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi, tregojnë se lista PVD–AL, me Enkel Rexhepin, mori 4.752 vota dhe 10 mandate.

Lista LPD–PDSH, me Shqiprim Musliun, siguroi 4.267 vota dhe nëntë mandate; APN, me Levent Qazimin, mori 2.843 vota dhe pesë mandate, kurse PD–LR, me Sali Salihin, fitoi 2.410 vota dhe pesë mandate.

Në themel të marrëveshjes janë gjithëpërfshirja, respektimi i fituesit të zgjedhjeve, përfaqësimi i secilës listë në përputhje me votën e qytetarëve dhe ndarja e përgjegjësive institucionale.

Kurti dhe anëtarët e rinj të KKSH-së vlerësuan se brenda këtij institucioni, i cili mbron dhe avancon të drejtat kolektive të shqiptarëve, nuk duhet të ketë ndarje mes pozitës dhe opozitës. Sipas tyre, drejtimi i tij kërkon bashkëpunim dhe bashkëpërgjegjësi institucionale.

Palët mirëpritën mundësinë që marrëveshjes t’i bashkohen edhe pesë anëtarët e Lëvizjes së Progresit Demokratik, në mënyrë që të gjithë 29 anëtarët të përfshihen në drejtimin e përbashkët të KKSH-së.

Kurti tha se bashkëpunimi i treguar në zgjedhjet parlamentare dhe tani në Këshillin Kombëtar Shqiptar duhet të shtrihet edhe në institucionet e tjera përfaqësuese, duke respektuar vullnetin demokratik të qytetarëve.

Gjatë takimit u nënvizua se uniteti nuk kërkon njëtrajtshmëri politike. Ai nënkupton respektimin e dallimeve, bashkërendimin e veprimeve dhe marrjen së bashku të përgjegjësive për çështje me interes qytetar e kombëtar.

Qeveria e Kosovës rikonfirmoi angazhimin për të mbështetur shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të avancuar të drejtat e tyre individuale dhe kolektive, si dhe për të ruajtur identitetin kombëtar e forcuar institucionet përfaqësuese.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobet güncel girişjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisgrandpashabetblack jack insurancejojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobettaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobet