Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.
Të lidhura
None found
Gjatë komunikimit, Dame Karen Pierce përcolli urimet e Qeverisë britanike dhe të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, për zgjedhjen e Presidentes dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të Kosovës.
E dërguara britanike shprehu gjithashtu mbështetjen e pandërprerë dhe të plotë të Londrës për Kosovën, avancimin demokratik si dhe proceset politike e zhvillimore në vend.
Kurti e falënderoi Pierce për urimet dhe deklaroi se Kosova mbetet e gatshme të vijojë bashkëpunimin me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, krahas zgjerimit të partneriteteve të reja strategjike.
Telefonata u zhvillua në kuadër të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus bashkëpunimin politik dhe përkrahjen e zhvillimit demokratik të vendit.






