Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se takimi me presidentin e serb Aleksandar Vuçic, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, do të mbahet nga mesi i qershorit.
“Nuk kam presion. Ka diskutime të vazhdueshme. Dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë, por palë në bisedime. Me programin tonë dhe me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë që kemi treguar, do ta përfaqësojmë Kosovën”, tha ai.
Të lidhura
None found
I pyetur nga gazetarët për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti u përgjigj se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.
“Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”.
Marreveshja e vitit 2013, e nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, e parashikon krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse është thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.
