Shtëpi bari dhe laborator kanabisi në Krujë, merret vendimi për 16 të arrestuarit

Gjyakata e Krujës ka vendosur masat e sigurisë për 16 të arrestuarit 3 ditë më parë.

Për shtetasit Musait Vathi,  Dashamire Deliu, Refik Deliu, Sokol Kullaj dhe  Xhavit Kullaj gjykata ka vendosur arrest shtëpie.

Ndërsa në burg janë lënë Erjon Deliu, Asllan Deliu, Indrit Kullaj, Ferid kullaj, Dashamir Kullaj dhe Feti Kullaj.

Gjithashtu gjykata ka vendosur deryrim paraqitje për dy shtetasit Flamur Halili dhe Ervin Perlica.

Arrestimi i këtyere personave erdhi si rezultati monitorimeve të vazhdueshme që sollën dhe sekuestrimin e një laboratori që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.


Shtuar 1.06.2021 16:20