Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u prononcua për media pas takimit me grupin parlamentar të LVV-së.
Të lidhura
None found
Ndër temat e trajtuara ishte edhe qëndrimi i gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Bedri Sejdiun për president.
Kurti e cilësoi këtë veprim si të papërgjegjshëm dhe absurd.
“Më gëzoi shumë fakti që të gjithë deputetët e grupit tonë parlamentar e mbështetën profesor Bedri Sejdiun si presidentin e ardhshëm”, deklaroi Kurti.
Ai tha se fillimisht ishte inkurajues qëndrimi i kryesisë së LDK-së për ta mbështetur plotësisht Bedri Sejdiun, por më pas, sipas tij, erdhi njoftimi negativ se 6 nga 18 deputetët e LDK-së nuk do ta përkrahin Bekim Sejdiun për President.
“Në këtë situatë duhet të takohemi përsëri me kryetarin e LDK-së ose në kryesinë e LVV-së, për të diskutuar se si do të vazhdojmë përpara”, u shpreh ai.
Kurti e quajti të papërgjegjshme dhe absurde sjelljen e gjashtë deputetëve, duke thënë se ata, siç duket, synojnë që vendi të shkojë në zgjedhje për herë të katërt brenda 2 viteve.
