Kurti arrin në Kuvend para takimit me Bedri Hamzën

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, aty ku pritet të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Të lidhura

None found

Në mbërritje, ai shoqërohej nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Para nisjes së këtij takimi, Kurti deklaroi se pret që biseda të zhvillohet në një atmosferë konstruktive.

“Pres që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet”, tha ai.

Ky takim mes dy liderëve zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e institucioneve të reja të vendit.

Gjatë ditës së sotme, Kurti pritet të mbajë takime të ndara edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në vazhdën e konsultimeve për formimin e institucioneve të reja.

Takimi me Hamzën është paraparë për orën 09:00, ndërsa ai me Abdixhikun në orën 18:00, dhe që të dy do të mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Këto takime pasojnë letrën që Kurti ua ka dërguar për takim kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjë që është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë, Fatlum Jashari. Ftesat janë nisur një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Bedri Hamza ka njoftuar se PDK-ja i është përgjigjur pozitivisht ftesës dhe është e gatshme për takim. Ai ka theksuar se dialogu duhet të përqendrohet fillimisht te programi qeverisës, prioritetet dhe sfidat e vendit, e jo te ndarja e posteve.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka bërë të ditur se do të marrë pjesë me vullnet të mirë për të dëgjuar propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për të ndihmuar në shmangien e zgjedhjeve të reja. Ai ka njoftuar gjithashtu se do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të PDK-së dhe AAK-së për të kuptuar qëndrimet e tyre.

Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim. Kryetari i saj, Ardian Gjini, publikoi letrën zyrtare drejtuar Kurtit, ku thuhet se Aleanca nuk e konsideron të nevojshëm një takim të tillë, duke qëndruar te pozicioni i shpallur më 26 qershor. Sipas saj, mbështetja për krijimin e institucioneve mbetet e kushtëzuar me pranimin e gjashtë pikave të ofertës së prezantuar më herët.

Sipas rezultateve të certifikuara të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave dhe 53 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 19.44 për qind, përkatësisht 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69 për qind dhe 18 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.74 për qind dhe shtatë deputetë. Komunitetet joshumicë kanë siguruar gjithsej 20 ulëse në Kuvend.


Shtuar 10.07.2026 09:19

grandpashabetjojobetcasibomKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomGalabetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişGalabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş