Në mbledhjen e mbajtur sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të zhvilluara më 7 qershor.
Sipas të dhënave të përpunuara në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 47.13% të votave. Pas saj renditen PDK me 19.44%, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%.
Të lidhura
None found
Në përbërjen e re të Kuvendit, LVV është subjekti i parë me 53 ulëse.
PDK do të ketë 22 deputetë, LDK 18, ndërsa AAK do të përfaqësohet me 7 deputetë.
Sa u takon partive të komuniteteve, Lista Serbe ka fituar 9 ulëse, ndërsa Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP 2. Nga një ulëse pritet të kenë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK, Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Socialdemokratska Unija – SDU, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK, Koalicija Vakat dhe PSA.
Po ashtu, KQZ-ja ka bërë të ditur për subjektet politike dhe kandidatët se kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa ndaj vendimit për shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Sipas njoftimit, çdo ankesë eventuale duhet të dorëzohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 orëve.
