Konjufca kërkon nga Vetëvendosje emrin për Kryeministër

.d. Presidenti i Kosovës, Glauk Konjuca, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër.

Në këtë letër Konjufca duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

Ndryshe gjatë ditës së sotme është arritur konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërsa pas kësaj lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka deklaruar se presin nga Konjufca t’ua dërgojë këtë letër në mënyrë që të vazhdohen hapat për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Tash e kemi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, unë pres prej tij që të më sjellë ftesën për formimin e Qeverisë si mandatar i ardhshëm dhe më pas do të ndjekim hapat kushtetues dhe ligjor.Emrat e ministrave unë i di dhe së shpejti i merrni vesh edhe ju”, deklaroi Kurti.


Shtuar 22.03.2021 14:19