Ofendime dhe konfrontime nëpër koridore, tensioni prek majat te Juventusi

Tensioni pritet me thikë. Në shtëpinë e Juventus ka një ajër të rëndë pas nokautit kundër Benevento-s, i cili ka vendosur të gjithë në bankën e provës, askush nuk është i përjashtuar, nga presidenti te skuadra, duke kaluar përmes drejtuesëve dhe trajnerit.

Zemërimi dhe hidhërimi janë emocionet që mbretërojnë në Continassa për një humbje të papritur, e cila ndoshta bllokon përgjithmonë shpresat e një rikthimi të bujshëm për Scudetto.

Ndjesi negative, të cilat janë përhapur në dhomën e zhveshjes në vërshëllimën e trefishtë të Abisso-s.

Në fakt, siç raportohet nga La Stampa, dhoma e zhveshjes post Benevento ishte skena e britmave dhe fyerjeve nga ana e bardhezinjve, duke konfirmuar shkallën e tensionit të lartë.

Përveç kësaj, ka pasur gjithashtu një konfrontim midis presidentit Agnelli dhe Pirlo-s, i cili tani ka ndryshuar besimet e tij: nëse deri pak kohë më parë ai ishte i sigurt për të ardhmen e tij në stolin e Juventus-it, tani asgjë nuk eshtë me e sigurte

Hapat e tjerë të gabuar mund të jenë fatale, pavarësisht nga konfirmimi publik i Fabio Paratici-t.

Shtuar 22.03.2021 02:03