“Komshiu më trafikoi nga Kosova në Serbi”, Miss-i shqiptar bën publike të tjera detaje shokuese

Miss Universe Albania & Kosovo u finalizua para pak ditësh me 2 fituese. Ina Dajçi rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Shqipërisë, ndërsa Tuti Sejdiu u zgjodh si vajza më e bukur e Kosovës. Dy bukuroshet shqiptare do të përfaqësojnë vendet tona në kompeticion ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe” që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak ditë më parë, Tuti Sejdiu ka tronditur me rrëfimin e saj teksa ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona. Në një intervistë, ajo ka thënë se kurorën ia ka kushtuar familjes së saj, për një arsye mjaft rrënqethëse.

Së fundmi, e ftuar në “Prive”, ajo ka bërë publike të tjera detaje shokuese. Ajo zbuloi se ka qenë komshiu i saj ai që e ka trafikuar nga Kosova drejt Serbisë. Po ashtu Tuti tha se atë e ka shpëtuar Interpoli në ditën e tetë dhe e ka rikthyer te familjarët.

“Komshiu im më dhunoi dhe më trafikoi nga Kosova në Serbi. Në atë kohë unë isha fëmijë 13 vjeç dhe nuk e kuptoja gjithçka dhe gjuhën serbe nuk e di e nuk e kam ditur as atëherë. Në ato momente e kam kuptuar se diçka nuk ishte në rregull. Mirëpo ditën e 8, kur shkova në Serbi më shpëtoi Interpoli dhe më solli në Kosovë pranë familjes time. Unë atë kapitull e kam mbyllur nuk merrem me të shkuarën, po luftoj vetëm për t’u vendosur drejtësi. Kur më mori Interpoli më çoi në një qendër rehabilitimi dhe pastaj erdhi familja më mori. Po për t’i kaluar ato ditë dhe ato vite më është dashur të bëjë shumë sakrifica për t’i tejkaluar këto sfida. Por sfidat të bëjnë shumë të fortë”, tregoi ajo.


Shtuar 18.07.2021 10:19