Koci hedh poshtë pretendimet e Serbisë ndaj Dugagjin Maxhunit: Nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditura hollësi të reja për ndalimin e shtetasit të Kosovës, Dugagjin Maxhuni, nga autoritetet serbe teksa po kalonte kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

Të lidhura

None found

Në emisionin FIVE në TV Dukagjini, Koci deklaroi se Maxhuni po përballet me pretendime për krime lufte. Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet se, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka marrë pjesë në dëbimin e serbëve nga ai rajon.

Koci i ka kundërshtuar këto pretendime, duke nënvizuar se Maxhuni nuk ka shërbyer asnjëherë në radhët e UÇK-së. Avokati tha se akuza për krime lufte është kthyer në praktikë standarde të autoriteteve serbe, ndërsa shtoi se Maxhuni vetë ishte dëbuar nga forcat serbe drejt Shqipërisë.

Sipas avokatit, Maxhuni, i lindur më 10 maj 1979 dhe me prejardhje nga Beci i Gjakovës, fillimisht u ndalua në kufi për verifikim. Familjarët u njoftuan më vonë se ai ishte dërguar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vijonin.

Koci kritikoi gjithashtu institucionet dhe skenën politike në Kosovë, duke vlerësuar se nuk po u kushtohet vëmendja e duhur rasteve kur qytetarët kosovarë arrestohen nga autoritetet e Serbisë.


Shtuar 13.08.2026 18:19

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomhasbet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş