Paraburgimi u është vazhduar Sanëal Sanaullah, Muhammad Hamza, Yar Muhammed dhe Touseef Ahmed, katër shtetas pakistanezë të akuzuar për rrëmbimin e dy shtetasve të huaj në Prishtinë dhe kërkimin e 4 mijë funteve për lirimin e njërit prej tyre. Para trupit gjykues, ata janë deklaruar të pafajshëm.
Të lidhura
None found
Aktakuza e vendos ngjarjen më 18 dhe 19 maj 2026. Sipas saj, të pandehurit dyshohet se i kanë rrëmbyer Manish Kumar dhe Hamanta Bhandari dhe i kanë mbajtur me forcë në një banesë në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë.
Prokuroria pretendon se Manish Kumar është kërcënuar me armë, është dhunuar fizikisht dhe ka marrë kërcënime për vrasje. Sipas aktakuzës, ai është detyruar t’i kontaktojë familjarët përmes WhatsApp-it dhe t’u kërkojë 4 mijë funte në këmbim të lirimit; familjarët më pas e kanë transferuar shumën e kërkuar.
Ndaj të katërve është ngritur akuzë për rrëmbim në bashkëkryerje, sipas nenit 191, paragrafi 2, pika 2.3, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në aktakuzë ata paraqiten me emrat Sanëal Sanaullah, Muhammad Hamza, Yar Muhammed dhe Touseef Ahmed, ndërsa prokuroria pretendon se janë përdorur edhe emra të rremë.
Të pandehurit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.






