Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar të hënën Jeton Zulfajn në detyrën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.
Të lidhura
None found
Qeveria e Kosovës bëri të ditur se kryenegociatori do të jetë përgjegjës për të gjitha çështjet që lidhen me procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në njoftimin zyrtar thuhet se kryeministri Albin Kurti ka emëruar të hënën z. Jeton Zulfaj në pozitën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.
Sipas të njëjtit njoftim, përgjegjësitë e kryenegociatorit përfshijnë çdo çështje që ndërlidhet me procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
