Investimi në Luginën e Preshevës përbën një detyrim kombëtar dhe ndihmon në ruajtjen e forcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve që jetojnë në këtë trevë.
Të lidhura
None found
Këtë qëndrim e shprehu Jetish Jashari, ambasador dhe drejtues i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, gjatë Konferencës “Ekonomia shpëton Luginën”, e cila po zhvillohet në Bujanoc.
Sipas Jasharit, konferenca ka hapur një hapësirë të rëndësishme për nxitjen e bashkëpunimit dhe realizimin e investimeve në Luginën e Preshevës.
Ai gjithashtu vlerësoi dhe përgëzoi organizatorët për mbajtjen e këtij aktiviteti.
