Hoxha: Këtë herë janë shtuar gjasat për formimin e një shumice më të qëndrueshme

Ylli Hoxha, analist politik, vlerëson se në Kosovë tani ka më shumë mundësi që të krijohet një shumicë më stabile.

Ai tha se zhvillimet në rajon, përfshirë zgjedhjet në Serbi, kanë sjellë më shumë optimizëm për ndryshim në sjelljen politike dhe për rritje të vullnetit për ngritjen e institucioneve.

Të lidhura

None found

Sipas Hoxhës, në një skenar të tillë, Serbia mund të mbajë peshën e çdo pengese të mundshme në një proces eventual negociator, çka mund t’i bëjë aktorët politikë të veprojnë me më shumë kujdes.

“Jo vetëm elita politike në Kosovë, por edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e sheh me shqetësim administratën Trump dhe involvimin e saj në Evropë,” deklaroi Hoxha.

Ai ngriti edhe çështjen e gazit, duke thënë se ende nuk është e qartë nëse projekti i gazit po pengohet nga mungesa e institucioneve, apo nëse është pikërisht ky projekt që po ndikon në bllokimin institucional.

Hoxha theksoi se shanset për një shumicë stabile janë më të mëdha edhe për shkak të abstenencës politike, si dhe mundësisë që një proces i ri zgjedhor të sjellë të njëjtin rezultat.

“Ekziston mundësia që partitë nuk kanë interes të shkojnë sërish në zgjedhje. Kushtet janë më të favorshme për krijimin e shumicës,” u shpreh ai.

Ai shtoi gjithashtu se nuk e sheh të mundur që kryeministri Albin Kurti të ndjekë të njëjtën rrugë si më parë, duke tentuar fillimisht të formojë qeverinë pa e pasur të garantuar shumicën në Kuvend.

“Teknikisht është e gabuar, sepse në atë mënyrë dobësohet pozita e kryeministrit dhe forcohet ajo e presidentit,” nënvizoi Hoxha.

Në përfundim, ai tha se nëse kryeministri Kurti kërkon një zgjidhje politike, ajo mund të arrihet përmes bisedimeve me PDK-në ose LDK-në.


Shtuar 22.06.2026 23:55

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingjojobetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetbetcioGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişbets10grandpashabet giriş