Plagosen dy persona në Mitrovicë të Veriut

Dy persona janë plagosur mbrëmë vonë në afërsi të një lokali në Mitrovicë të Veriut.

Deri të plagosja ka ardhur pas një rrahje e cila filloi mes disa personave, teksa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Besim Hoti.

Ai ka njoftuar po ashtu se disa persona janë shoqëruar në stacionin policor.

“Ka pasur një rrahje, janë përfshirë disa persona, pastaj është përdorur edhe arma e zjarrit, janë plagosur dy persona, të cilët kanë marrë plagë në këmbë, në muskuj të këmbës e ne thembër, janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Hoti. /albeu.com/

 


Shtuar 30.11.2021 09:37