Kosova me shifra alarmante, sot rreth 3 mijë raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2,943 raste të reja me Covid-19 dhe një vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890. Në total numri i rasteve aktive është 12.396.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës. Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


Shtuar 21.01.2022 15:40