Haxhiu takon sot drejtuesit e partive politike

Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit dhe njëkohësisht ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës, ka thirrur sot në takim kryetarët e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në legjislaturën e re.

Të lidhura

None found

Takimi është paraparë të fillojë në orën 11:00 dhe do të shërbejë për përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit, të planifikuar për 6 gusht.

“Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës për Informim të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë seancës konstituive pritet të krijohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Agjenda përfshin gjithashtu betimin e ligjvënësve dhe zgjedhjen e kryetarit, bashkë me nënkryetarët e Kuvendit.

Në bazë të procedurave parlamentare, takimi përgatitor thirret nga kryetari i legjislaturës së mëparshme, kurse drejtimi i seancës konstituive i takon deputetit më të moshuar, me ndihmën e deputetit më të ri.


Shtuar 31.07.2026 07:17

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort