Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për krijimin e Grupit Punues, i cili do të koordinojë mbështetjen e institucioneve për ish-krerët e UÇK-së gjatë procesit të apelimit të vendimit të Hagës.
Të lidhura
None found
Haxhiu ka njoftuar se në mbledhjen e radhës së Kryesisë së Kuvendit do të propozohet dërgimi i një përfaqësuesi të këtij organi në Grupin Punues.
Sipas saj, aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë, ndërsa faza e Apelit kërkon një qasje të përbashkët shtetërore, koordinim ndërinstitucional dhe mbështetje të plotë nga institucionet.
Kryeministri Albin Kurti kishte bërë të ditur më herët se Glauk Konjufca do të drejtojë Grupin Punues.
Haxhiu ka theksuar se Kuvendi do të kontribuojë në këtë përpjekje institucionale, me synim që ish-krerëve të UÇK-së t’u ofrohet mbrojtja më e mirë e mundshme në procesin e Apelit.
Ajo ka përsëritur gjithashtu qëndrimin se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare, duke deklaruar se kjo e vërtetë do të vazhdojë të mbrohet dhe të pohohet.

