Haxhiu: Institucionet e Kosovës të bashkërendojnë për mbrojtjen e së vërtetës mbi luftën e UÇK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi ka miratuar një qëndrim të përbashkët lidhur me deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të lidhura

None found

Ajo e cilësoi të drejtë luftën e UÇK-së dhe u shpreh se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë. Haxhiu bëri thirrje që institucionet të hartojnë një strategji të përbashkët juridike e diplomatike, ndërsa theksoi se procesi i apelit është pjesë e rrugës drejt drejtësisë.

Postimi i plotë:

Sot, Kuvendi i Kosovës shprehu një qëndrim të përbashkët përmes Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte rruga përmes së cilës populli ynë luftoi me të drejtë për liri dhe pavarësi. Ajo u krijua si kundërpërgjigje ndaj represionit dhe krimeve të rënda të Serbisë, në kohën kur njerëzit tanë vriteshin, dëboheshin dhe detyroheshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Asnjë aktgjykim nuk e fshin këtë të vërtetë.

Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të veprojnë të bashkuara dhe, përmes një strategjie të përbashkët juridike e diplomatike, të mbrojnë të vërtetën e të përcjellin drejt para botës luftën e popullit tonë për liri.

Procesi i apelit shënon vazhdimin e përpjekjes për drejtësi. Do të jemi së bashku në këtë betejë deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së.


Shtuar më 28.09.2026 14:58

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş