Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i dha vulën shtetësisë së Kosovës, partneriteti me SHBA-në mbetet rruga e vetme

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot 22 korrikun, datën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës përputhej me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Në një mesazh në Facebook, ai e përshkroi këtë vendim si një prej momenteve kyçe në rrugëtimin e shtetformimit dhe konsolidimit të shtetësisë kosovare.

Haradinaj theksoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010, vërtetoi se pavarësia e shpallur më 17 shkurt 2008 ishte në pajtim me ligjin ndërkombëtar, duke i dhënë kështu vulën përfundimtare shtetësisë sonë, të drejtë kjo e fituar nëpërmjet luftës çlirimtare dhe që shënoi një hap të rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran.

Ai theksoi se Kosova duhet të ecë përpara në rrugën e saj euroatlantike, duke forcuar partneritetin me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Haradinajt, vetëm nëpërmjet përqafimit të vlerave perëndimore dhe thellimit të marrëdhënieve me SHBA-në, Kosova mund të arrijë objektivat e saj strategjike si shtet sovran.


Shtuar 22.07.2026 14:36

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobet