Haradinaj kritikon grupin për Specialen: Pa financim dhe plan të qartë, nuk do të ketë rezultate

Qeveria e Kosovës ka ngritur sot një grup punues me përgjegjësinë për trajtimin e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë fazës së Apelit në Gjykatën Speciale.

Të lidhura

None found

Drejtimin e këtij grupi do ta marrë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca.

Formimi dhe funksionimi i grupit është komentuar edhe në emisionin “Rubikon”, ku i ftuar ishte Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së Aleancës.

Haradinaj tha se nisma nuk mund të jetë efektive nëse nuk shoqërohet me mjete financiare dhe një strategji të përcaktuar qartë.

“Pa buxhet dhe pa strategji, s’prodhon asgjë”, deklaroi Haradinaj.


Shtuar më 14.10.2026 21:50