Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj, janë një ndër çiftet më të dashur të showbizit. Ata kanë tërhequr gjithmonë për marrëdhënien e tyre, veçanërisht për mënyrën e njohjes.
Së fundmi, në një intervistë të dhënë së bashku për mediat në Kosovë, çifti kanë ndarë më shumë detaje. Ata kanë zbuluar se takimi i tyre i parë ka ndodhur në burg para më shumë se 20 viteve.
“Ka ardhur në vizitë bashkë me motrën me më vizituar, sepse unë e kam pasur një problem pas luftës me drejtësinë ndërkombëtare aty kemi filluar kontaktet, pastaj natyrisht i kemi shpeshtuar kontaktet pasi jam liruar unë nga burgu në 2006. Ndoshta edhe kur je pak në izolim të gjitha vajzat na dukeshin të mira, por kjo pak më e mira”, u shpreh Haradinaj.
“Kujtoj pjesën kur Dauti më ka marrë në telefon, kemi folur siç tha edhe Dauti për tema të thjeshta, një ditë prej ditëve Dauti më tha a mund të vish të më takosh vetëm, unë u stepa pak se ishte formacioni se si do të ndodhte vizita ishte pak i çuditshëm. Gjatë gjithë rrugës isha pak në siklet. Por ka ndodhur spontanisht dhe e mbaj mend si kujtim shumë të bukur. Për një vit kemi folur në telefon deri në ditën në 2006 kur Dauti u lirua nga burgu dhe u takuam ballë për ballë”, tha Lola.
Kujtojmë që çifti kanë bashkë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.