Gjykata Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur që personi B.Z. të qëndrojë një muaj në paraburgim, pasi dyshohet me bazë se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.
Të lidhura
None found
Vendimin e ka marrë gjyqtari i procedurës paraprake, Armend Lokaj, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.
Sipas aktvendimit, masa e paraburgimit do të zbatohet nga 6 shtatori deri më 6 tetor 2026, ndërsa B.Z. do të mbahet në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor.
Caktimi i kësaj mase është bërë në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës që rregullojnë paraburgimin.
