Janevska: PISA pasqyron reformat e mëparshme, ndikimi i ndryshimeve të reja pritet pas 9-10 vitesh

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Jnevska, deklaroi sot se rezultatet e testimit PISA pasqyrojnë kryesisht reformat e zbatuara më herët në sistemin arsimor.

Të lidhura

None found

Jnevska sqaroi se qeverisja aktuale mori detyrën në vitin 2024, ndërsa testimi u realizua vetëm gjashtë muaj më vonë, në vitin 2025. Sipas saj, ndikimi i reformës që po zbatohet aktualisht në arsimin e Maqedonisë do të mund të vlerësohet pas rreth dhjetë vitesh.

Të dhënat e PISA 2025, që matin aftësinë e nxënësve për të zgjidhur probleme dhe për të përdorur njohuritë në situata praktike, tregojnë se nxënësit e Maqedonisë kanë dalë nën mesataren e vendeve të OECD-së në matematikë, lexim dhe shkencë, si edhe në zgjidhjen e problemeve kompjuterike.

Në matematikë, 15-vjeçarët nga Maqedonia e Veriut kanë shënuar rënie në krahasim me vitin 2022. Ndërkohë, rezultatet në lexim dhe shkencë kanë mbetur pothuajse të pandryshuara. Ministrja rikujtoi gjithashtu se nxënësit e vendit kishin performuar më mirë edhe në vitin 2001.

“Për fat të keq, në vitin 2001 kemi pasur rezultate më të mira në lexim dhe të kuptuar. Rezultatet më të mira i kemi pasur në vitin 2018, që, sipas mësimdhënësve dhe analizave, është rezultat i reformës ‘Kembrixh’. Rezultatet e reformës që po zbatohet aktualisht do t’i shohim kur këta nxënës të mbushin 15 vjeç, pra diku pas 9-10 vitesh. Për fat të keq, nuk bëhet fjalë vetëm për programet. Do të duhet t’u kushtojmë shumë më tepër vëmendje edhe elementeve të tjera që përbëjnë sistemin arsimor”, tha Janevska.

Rezultatet e PISA 2025 tregojnë një dobësim global të performancës në lexim dhe matematikë, zhvillim që është lidhur edhe me inteligjencën artificiale. E pyetur për mënyrën se si sistemi arsimor mund t’i përgjigjet këtij fenomeni, i cili ndikon te përqendrimi, koncentrimi dhe procesi i të nxënit, ministrja tha se teknologjia konsiderohet nga disa teza si një faktor me ndikim të rëndësishëm në rezultatet ndërkombëtare.

“Por ekzistojnë edhe teza të tjera se e gjithë situata shoqërore në vende të caktuara, si dhe situata globale, kanë ndikim të konsiderueshëm. Ende nuk mund të themi se vetëm inteligjenca artificiale kontribuon seriozisht në këtë. Ndoshta ndikim më të madh kanë rrjetet sociale, përdorimi i pakontrolluar i telefonave dhe tabletëve. Do të përballemi me këtë në mënyrën klasike, atë që e promovojmë vazhdimisht: fëmijët duhet të mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë në mënyrë tradicionale, të zhvillojnë motorikën dhe mendjen e tyre, ndërsa mësuesit duhet t’i mësojnë se si ta përdorin teknologjinë në funksion të të menduarit kritik dhe analizës kritike. Prandaj thashë se nuk është vetëm një element që ndikon në rezultate”, deklaroi Janevska.

Për përdorimin e celularëve gjatë orëve mësimore, ministrja tha se në një numër të madh shkollash në Maqedoni telefonat nuk përdoren gjatë gjithë ditës.

“Fëmijët i lënë telefonat në pajisje të posaçme për këtë qëllim – kuti apo forma të ndryshme prej pëlhure, ku i vendosin telefonat. Mësuesit ua kërkojnë shprehimisht këtë. Ata i përdorin vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm në ato shkolla ku ende nuk është siguruar teknologji informatike për të ndihmuar në këtë drejtim”, u përgjigj Janevska.

Sipas të dhënave të PISA 2025, në matematikë vetëm 32 për qind e nxënësve kanë arritur të paktën nivelin bazë, ndërsa mesatarja e OECD-së është 65 për qind. Në shkencë, rreth 36 për qind e nxënësve të vendit kanë zotëruar konceptet bazë dhe, sipas raportit, asnjë nxënës nuk ka arritur nivelet më të larta, 5 ose 6. Në lexim, vetëm rreth 26 për qind e nxënësve të Maqedonisë së Veriut kanë arritur nivelin 2 ose më lart, ndërsa asnjë prej nxënësve të testuar nuk ka kapur nivelin më të lartë.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet