Gjilani triumfon ndaj Llapit

Gjilani ka arritur të shënojë fitore ndaj Llapit me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së shtatë të BKT Superligës së Kosovës.

Francisco Rivera rrezikoi fillimisht për të treguar se Llapi ka ardhur për të marr pikë në Gjilan.

Në minutën e 19-të ishte pikërisht Rivera që shënoi për 1-0, duke i dhënë Llapit epërsinë.

Ky ishte goli i vetëm në këtë pjesëlojë, ndërsa pjesa e dytë doli të jetë shumë interesante.Gjilani fitoi penallti në minutën e 65-të, pas kontrollimit të VAR, ku shihej ndërhyrja jo sportive e Kushtrim Shabanit në Elton Calen.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Gerhard Progni për 1-1.

Në minutën e 83-të sërish ka ndërhyrë VAR-i, duke bërë që Muhamed Dubova i Gjilanit të ndëshkohet me karton të kuq.

Por Gjilani donte fitoren dhe golin e epërsisë e arriti në minutën e 87-të, ku Armend Halili shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga rivënia këndore (2-1).

Arbnor Ramadani kishte dy gjuajtje të bukura në kohën shtesë, por në të dyja rastet Enea Koliqi ishte në vend.

Gjilani pas fitores kalon në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Llapi mbetet i fundit me vetëm 3 pikë.


Shtuar 29.09.2021 17:09