Gërvalla i përgjigjet deklaratave të LDK-së

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj komenteve të deputetëve të LDK-së për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo u shpreh se është fyerje për qytetarët e Republikës së Kosovës të pretendohet se deputetët e LDK-së po e mbrojnë Amerikën nga Qeveria e Kosovës.

Të lidhura

None found

Gërvalla tha gjithashtu se është e pavërtetë dhe fyese të thuhet se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së përcaktohen përmes shitjes së gazit.

“Ne kemi krijuar partneritet me SHBA-në përmes investimeve prej 200 milionë eurosh. Përkundrazi, ne po bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aspektin e energjisë”, deklaroi ajo.

Sipas Gërvallës, Kosova i ka mbështetur vazhdimisht veprimet strategjike të SHBA-së, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë hap strategjik amerikan që vendi të mos jetë ndër të parët që e ka përkrahur publikisht.

“Ne e dimë se kush është miku ynë i vërtetë”, u shpreh Gërvalla.

Postim i plotë:

Është ofendim i intelegjencës së qytetarit të Republikës së Kosovës, të prentendosh se Amerika, relacionin me Kosovën e përcakton përmes shitjes së gazit.

https://www.facebook.com/reel/1001426132813108/


Shtuar 25.06.2026 21:47

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasinoroyalmeritkingnakitbahisgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibompiabellacasinojojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet