Gati për të zgjedhur Presidentin? Mblidhet qeveria Kurti

Në kuadër të zhvillimeve të njëpasnjëshme politike dhe institucionale sot pritet të zhvillohet edhe mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

Mbledhja nën drejtimin e kryeministrit, Albin Kurti është paralajmëruar pak më parë ndërsa pritet të nis në ora 16:00.

Në njoftimin për media nuk janë bërë të ditura temat për të cilat pritet të diskutohet në kuadër të kësaj mbledhje.

Kujtojmë që në media po raportohet se sot pritet të zgjidhet Presidenti i Kosovës.


Shtuar 2.04.2021 15:46