Gashi informon Prattipatin për reformat dhe prioritetet në sistemin prokurorial

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, zhvilloi një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Të lidhura

None found

Zyra e Prokurorit të Shtetit njoftoi se gjatë takimit, Gashi i paraqiti Prattipatit prioritetet e mandatit të tij. Ato përfshijnë konsolidimin e mëtejshëm të institucionit që drejton, luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit, krahas fuqizimit të pavarësisë dhe integritetit institucional.

Në komunikatë thuhet se pjesë e mandatit të tij është edhe çuarja përpara e reformave për rritjen e efikasitetit, përmirësimin e performancës, forcimin e llogaridhënies dhe shtimin e besimit të publikut në sistemin prokurorial.

Gashi nënvizoi gjithashtu rëndësinë që të vijojë bashkëpunimi me Ambasadën e SHBA-së, veçanërisht në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.


Shtuar 12.08.2026 19:34

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombenjaminsbet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş