Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, reagoi pas ndalimit të nëntë personave në veri të Kosovës, të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve.
Të lidhura
None found
Sipas Krakit, arrestimet lidhen me një proces për të cilin ai ka folur prej vitesh dhe që e përshkruan si “çlirimi i dytë i Kosovës”, duke nënkuptuar vendosjen e institucioneve të Kosovës edhe në pjesën veriore të vendit.
Në reagimin e tij, ai tha se pikërisht për këtë arsye ka shkruar dhe ka folur vazhdimisht për çlirimin e veriut. Kraki shtoi se ndër vite, kundërshtarët dhe përfituesit e situatës e kanë keqinterpretuar këtë qëndrim, herë për euro dhe herë për dinarë, por jo në emër të Kosovës.
Ai theksoi se sot veriu është pjesë e Kosovës dhe se Kosova është një shtet serioz, duke deklaruar se ajo zonë nuk përbën më një strehë për bandat dhe kriminelët e luftës.
