Flokët u deklaruan sintetikë, por analizat e Doganës zbuluan se ishin natyralë

Gjatë verifikimit të një mauneje që transportonte mall të deklaruar si flokë sintetikë, zyrtarët doganorë dyshuan se përshkrimi i ngarkesës nuk përputhej me llojin e produktit.

Të lidhura

None found

Maunia ishte përzgjedhur nga sistemi, sipas kritereve përkatëse, për t’iu nënshtruar kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik.

Dogana njoftoi se, pas ekzaminimit të ngarkesës, zyrtarët vunë re dallime të mundshme mes karakteristikave të mallit dhe deklarimit të bërë. Kjo ngriti dyshimin se produkti përbëhej nga flokë natyralë, jo sintetikë, siç kishte paraqitur deklaruesi.

Për përcaktimin e përbërjes u zhvilluan analiza laboratorike. Sipas Doganës, testet kimike të tretshmërisë evidentuan praninë e fibrave natyrale.

Edhe analizat kualitative spektrale FT-IR vërtetuan se secila prej mostrave të ekzaminuara ishte material keratinoz/proteinik, përkatësisht flokë ose fibra natyrale.

Pas këtyre konstatimeve, Dogana e Kosovës bëri të ditur se subjektit i është evidentuar kundërvajtje doganore për deklarim të pasaktë të mallit. Përmes këtij deklarimi ishte shmangur pagesa e detyrimeve doganore në shumën prej rreth 4,310 euro.


Shtuar 13.08.2026 09:19

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetWettseitenAnkara escortcasibom güncel girişwettseitenAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetoslobetoslobetmarsbahiscasibommarsbahiscasibombetturkey girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş