Pas protestës së fermerëve para ministrisë dhe kërkesave të paraqitura prej tyre, fermeri Fidan Krasniqi ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar me ministrin në detyrë Armend Muja.
Të lidhura
None found
Krasniqi bëri të ditur se, pas një debati të gjatë ndërmjet prodhuesve dhe përpunuesve, është arritur një dakordim i përkohshëm. Sipas tij, të gjitha palët janë angazhuar që Ministria të publikojë sa më shpejt rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të marra.
Ai tha gjithashtu se është sqaruar se mostrat nuk janë marrë vetëm nga “Vita”, por edhe nga qumështore të tjera. Ndërkohë, sipas tij, “Vita” do ta nisë grumbullimin e qumështit që nga sonte.
“Pas një diskutimi të gjatë mes prodhuesve dhe përpunuesve, në këtë rast edhe me qumështoren ‘Vita’ dhe ministrin, të gjithë akterët u zotuan që Ministria, përmes AUV-it, në një afat sa më të shpejtë do të dalë me rezultatet nga mostrat e marra. U tha se arsyeja e vonesës së rezultateve lidhet me procesin e analizave dhe se nuk është çështje vetëm e qumështores ‘Vita’, por janë marrë mostra edhe nga qumështore të tjera. Nga ‘Vita’ u zotua se nga sonte do të fillojë grumbullimi i qumështit nga fermerët, për arsye të korrektësisë dhe si pjesë e marrëveshjes së përkohshme”, tha Krasniqi.
