Fermerët kosovarë të qumështit i kërkojnë AUV-it publikimin e rezultateve për “Vita”, paralajmërojnë protestë në Prishtinë

Shoqata Fermerët Kosovarë të Qumështit ka reaguar pas konferencës për media të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) lidhur me situatën e krijuar në qumështoren “Vita” në Istog, duke vlerësuar se nga kjo dalje publike nuk u soll asnjë informacion i ri. Sipas tyre, fermerët vazhdojnë të presin rifillimin e grumbullimit të qumështit të freskët.

Të lidhura

None found

Kjo shoqatë i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të nxjerrin publikisht rezultatet e mostrave të marra nga qumështorja “Vita” gjatë muajve prill dhe maj.

“Pse i tërë ky hezitim? Po e përsërisim, në të kundërtën mosgrumbullimi do të pasojë me një protestë të paparë në Prishtinë.

Lutje publike: Publikoni rezultatet për mostrat e muajit prill dhe muajit maj 2026 në mënyrë të shmanget një situatë e pakëndshme për gjithsecilin”, ka shkruar në Facebook Shoqata Fermerët Kosovarë të Qumështit.

Më herët gjatë ditës, Komisioni për Monitorim dhe Ndjekje të Punës së Inspektorëve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte konstatuar se fabrika e qumështit “Vita” ka shkelur vendimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, të 10 majit 2026. Me këtë vendim ndalohet përdorimi i qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe përbërësve të tjerë në fabrikat për përpunimin e qumështit.

Megjithatë, AUV ka bërë të ditur se përfundimet finale do të publikohen vetëm pasi të mbyllen analizat laboratorike.

Në konferencën për media, kryesuesi i Komisionit për Monitorim dhe Ndjekje të Punës së Inspektorëve dhe njëherësh udhëheqësi i Zyrës Rajonale të Prizrenit, Durak Zyraku, deklaroi se konstatimi i komisionit mbështetet në gjetjet e inspektorëve që kanë qenë në terren.


Shtuar 4.07.2026 20:29

Tags:
en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkPiabellacasinoHoliganbetZirvebetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio