Para Pallatit të Drejtësisë janë vërejtur të afërmit e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci.
Të lidhura
None found
Nga pamjet e siguruara nga Indeks Online, shihet se një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të familjes së tij janë mbledhur para gjykatës, ku pritet të merret një vendim lidhur me rastin e tij.
Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës që të vendosë një masë sigurie ndaj ish-deputetit.
Geci u arrestua nën dyshimet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak se ky i fundit po ushtronte profesionin e tij. Tani ai përballet me një kërkesë për paraburgim prej një muaji.
Informacionin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila njoftoi se seanca dëgjimore është planifikuar të fillojë në orën 13:30.


