Familja e Elita Rudit shtohet me një bebe tjetër, moderatorja nuk e përmban dot gëzimin (FOTO LAJM)

Në 3 mars të këtij viti, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të vajzës Bota. Çifti i dashur i showbizit shqiptar ka dhe një djalë më të madh, Zërin. Ndërkohë që dyshja po kalon një nga periudhat më të bukura me të vegjlit e tyre, familjes së moderatores nga Kosova i është shtuar edhe një tjetër beb.

Motra e saj, Natyra Rudi është bërë me djalë.

Elita ka ndarë një foto të të porsalindurit në InstaStory ku shkruan: “Mirëseerdhe bebushi Kaan”, duke zbuluar kështu edhe emrin e tij.

Në postim, prezantuesja ka ndarë momentet e para pas lindjes së nipit kur ai prezantohet për herë të parë me të atin, me të cilin i ndan një xham.

Elita mezi e ka përmbajtur gëzimin duke shtuar edhe një emoji me sy me zemra nga lumturia.


Shtuar 29.04.2021 12:33