E qeshura epika e bëri të famshëm në gjithë botën, ndahet nga jeta aktori i njohur

Aktori i njohur spanjoll, Juan Joya Borja, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Ikona e komedisë u bë i famshëm nga memet dhe ishte i njohur në mbarë botën për videon e tij në të cilën ai nuk mund ta fshihte të qeshurën e tij ikonike.

Këtë lajm të trishtë për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe mjekët e spitalit Virgen del Rosio në Sevila, ku prej vitit të kaluar kishte qëndruar i shtruar. El Risitas ishte shtruar në spital vitin e kaluar dhe prej asaj kohe kishte qëndruar aty për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Së fundmi atij i ishte amputuar njëra këmbë, me shpresën se ky veprim do të ndalonte sëmundjen që të përhapet edhe në pjesët e tjera, por për fat të keq nuk ia ka dalë.

Joya lindi në Sevilje më 5 Prill 1956. Gjatë gjithë jetës së tij ai kishte punuar lloj-lloj punësh, përfshirë gatimin dhe shkarkimin e thasëve me çimento .Paraqitja e tij e parë në televizion ishte në vitin 2000, në shfaqjen e Jesús Quintero El Vagamundo , ku ai intervistoi në situata të ndryshme të jetës me partneren e tij “El Peíto” ose “el Cuñao”, me një ton komik. Ai u bë i njohur për qeshjen e tij të lartë, me gulçimë.

Shtuar 29.04.2021 12:46