E RËNDË/ 12-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij, policia jep detajet

Një 12-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm pa shenja jete në shtepinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë.

Viktima është gjetur nga familjarët e tij rreth orës 14:00, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Dje, rreth orës 14:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë, është gjetur pa shenja jete viktima e moshës 12-vjeçare”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai shtoi se policia dhe ekipi mjekësor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së të miturit.