Një 44-vjeçare është arrestuar nga Policia e Vlorë, pasi ka dhunuar nusen e djalit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, aty ku banojnë nuse e vjehrrë.
Mësohet se nusja 28-vjeçare nuk ia ka lënë mangët vjehrrës, pasi edhe ajo ka ushtruar dhunë, e cila është proceduar në gjendje të lirë.
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen C. B., 44 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, shtetases K. B., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.