Pas aksionit të zhvilluar sot nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës në më shumë se 40 lokacione, ka reaguar analisti Dibran Hoxha, i cili tha se hetimet për skemën e dyshuar të shpëlarjes së parave përmes importit të naftës duket se po shkojnë drejt një epilogu.
Hoxha pretendon se mekanizmi i dyshuar funksiononte në atë mënyrë që nafta regjistrohej në dokumente si import për Kosovën, por në fakt shkarkohej në Shqipëri dhe më pas tregtohej në tregun e zi. Sipas pretendimeve të tij, më pas cisternat mbusheshin me ujë dhe hynin në Kosovë për të fshehur gjurmët.
Të lidhura
None found
Ai thekson gjithashtu se në një fazë të hershme ishte përmendur edhe kompania Exfis, por sipas tij kjo ishte bërë padrejtësisht. Hoxha shton se mbetet të sqarohet nga hetimet zyrtare se cilat kompani do të rezultojnë të përfshira.
Postimi i Hoxhës:
Skema kriminale e shpërlarjes së parave përmes importit të naftës paska nisë me marr epilog meqë Prokuroria dhe Policia e Kosovës sot paskan zhvillu aksion në 40 lokacione brenda vendit për me zbulu këtë skemë.
Si ka funksionu skema?
Tonelata naftë të ngarkume për import për në Kosovë, me rrugë tranzit Shqipninë, po figuronin muaj pas muaji si naftë që po futej në vend për nevoja të tregut.
Meqë Shqipnia e ka më të shtrenjt TVSH-në e akcizën për naftë, një ose disa konpani importuese e kishin gjet ni formulë manipulimi.
1. Nafta përmes dokumentacionit figuronte që do importohej në Kosovë.
2. Nafta shkarkohej në Shqipni dhe shpërndahej në tregun e zi të naftës.
3. Cicternat mbusheshin me ujë dhe futeshin në Kosovë, me qëllim të mbulimit të krimit.
Skema nisi me u bo e dyshimtë kur stoqet e kompanive të naftës nuk po mundeshin ma me arsyetu naftën e pretendume të importume, se nevoja e tregut nuk ishte aq e madhe.
Ky lajm ka nisë me qarkullu para disa muje në Kosovë. Niher, po duket padrejtësisht, u përmend Exfis-i si pjesëmarrës i kësaj skeme. Por, kur gazetarët “profesionistë” morën informacione se të kujt janë kamionat e zënë me mashtrim, nisën me i shti vesht në lesh.
Sot, duke e pa cili portal po i qet e po i hjek lajmet e këtij krimi ekonimik (shifra milionësh) gjasat janë që njana prej kompanieve ma të mëdha petrole me pas bajrakun e kësaj skeme.
Te shohim. 😉
