Deputetja i del kundër Haradinajt, shkon në seancën për zgjedhjen e Presidentit

Deputetja e AAK’së, Albena Reshitaj ndodhet ne seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ajo ka vepruar ndryshe nga pjesa tjetër e partisë së saj.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetë të kësaj partie s’do të marrin pjesë në zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit”, thotë Haradinaj.


Shtuar 3.04.2021 20:17