Besnik Tahiri, deputet i Aleancës, i ka kërkuar kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, zhvillimin e një takimi për të bashkërenduar dhe përgatitur vazhdimin e kësaj seance.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri bëri të ditur se kërkesën ia ka dërguar sot Deharit, ndërsa theksoi se seanca e radhës, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, duhet të zhvillohet nesër.
Ai propozoi që takimi të mbahet në ambientet e Kuvendit deri në orën 13:30, duke e arsyetuar këtë nismë me përgjegjësinë institucionale dhe nevojën për respektimin e procedurave parlamentare.
Tahiri tha se është në pritje të konfirmimit për orarin dhe vendin e takimit, ndërsa njoftoi se pas përfundimit të tij do t’u drejtohen mediave në hollin e Kuvendit.
