Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Kërcënimi për t’i shteruar ujin Kosovës është çnjerëzor

Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç për shterimin e ujit ndaj Kosovës, të cilat i konsideroi një kërcënim të drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe Kosovën.

Të lidhura

None found

Lideri demokrat e quajti Vuçiçin “padronin e Edi Ramës”, ndërsa paralajmëroi se qëndrimet e Presidentit serb përbëjnë sinjal alarmi jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë rajonin.

Sipas Berishës, bëhet fjalë për një “kërcënim të hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik”. Ai e akuzoi Vuçiçin se ndjek një politikë të ushqyer nga urrejtja ndaj shqiptarëve.

Në reagimin e tij, Berisha shkroi se kërcënimi më i fundit i Aleksandër Vuçiçit ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj është se “do t’ju shterojë ujin”.

Kreu i PD-së deklaroi se ky kërcënim i hapur dhe çnjerëzor, me frymëzim mitologjik, tregon edhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç, me atë që ai e cilësoi si imagjinatë të sëmurë dhe urrejtje të pakufishme ndaj shqiptarëve, mund të planifikojë përdorimin e etjes si armë genocidale kundër etnisë së tyre dhe vendit fqinj.

Partia Demokratike e dënoi fuqishëm këtë kërcënim, duke e vlerësuar si një akt që destabilizon paqen dhe stabilitetin në rajon.


matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetovis girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom