Bashkimi Evropian ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave.
Të lidhura
None found
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, tha se miratimi i ligjit dje përbën një hap tjetër të Kosovës drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së.
Sipas njoftimit të BE-së, pas anëtarësimit të Kosovës në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e kësaj zone do të jenë më të lehta, më të shpejta dhe më të lira. Kjo do t’u kursejë kohë dhe para bizneseve dhe qytetarëve.






