Aston Villa është i interesuar për të kompletuar transferimin e yllit të Werder Bremenit, Milot Rashica.
Kosovarit i skadon kontrata vitin tjetër, ndërsa me rënien e Werderit nga Bundesliga, e ardhmja e tij është larg klubit gjerman.
Verën e kaluar, Rashica ishte afër kalimit te Villa, por klubi anglez nuk pranoi të paguante me shumë se 20 milionë euro.
Por, mesa duket interesimi i Villas ende nuk është shuar, ngase mediat angleze zbulojnë në afatin kalimtar veror të ardhshëm duan ta kompletojnë transferimin e sulmuesit.
Aston Villa thuhet se është në kontakt me Werderin dhe janë të gatshëm të ofrojnë deri në 14 milionë funte.