Ardian Gola në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola, po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), që po mbahet në Strasburg nga 22 deri më 26 qershor 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë sesion deputetët e APKE-së do të trajtojnë dhe shqyrtojnë një varg çështjesh që kanë të bëjnë me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Evropë dhe përtej saj.

Të lidhura

None found

Gjatë qëndrimit në Strasburg, Gola do të jetë pjesë e seancave plenare të Asamblesë, mbledhjeve të Grupit Socialist (SOC), si edhe takimeve të komiteteve përkatëse të APKE-së.

Po ashtu, ai pritet të japë kontribut në debatet parlamentare për temat e përcaktuara në agjendë dhe do të ketë mundësi t’u parashtrojë pyetje personaliteteve ndërkombëtare që do t’i drejtohen Asamblesë.

Në kuadër të sesionit, Gola do të zhvillojë edhe takime me deputetë, si dhe me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Ai gjithashtu është i ftuar të marrë pjesë në pritjen zyrtare që organizohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, në nder të sesionit të APKE-së.


Shtuar 22.06.2026 15:51

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet